Burger King tani do të jetë i pranishëm për konsumatorët shqiptarë me 20 restorante në të gjithë vendin. Përveç shijes, Mbreti i Burgerave do të ofrojë edhe mundësi punësimi.

Pas suksesit në plot 100 shtete, me mbi 17,000 pika në të gjithë botën, Burger King së fundmi çeli dyert edhe për konsumatorët shqiptarë.

I themeluar në Florida në vitet ’50, Mbreti i Burgerave është tashmë një etalon i padiskutueshëm, jo vetëm për cilësinë e sigurinë ushqimore, por dhe për shijen unike.

Ikona amerikane e burgerave të pjekur në skarë, një histori e jashtëzakonshme suksesi mbarëbotëror, një emër mëse i njohur për recetën autentike dhe maskotën e famshme, do sjellë traditën e shijshme për të qenë e akesueshme nga çdo qytetar.

Mbreti i ushqimit të shpejtë, Burger King, synon të jetë i pranishëm në të gjithë Shqipërinë, me një total prej 20 restorantesh në të gjithë vendin.

Ndaj, së bashku me këtë risi fantastike në tregun shqiptar, do vijnë dhe mundësi punësimi.

Burger King do të jetë fillimisht në QTU, duke u kthyer në stacionin e ri të preferuar të të gjithë të rinjve, familjarëve dhe atyre që e duan shijen e mirë.

/Ora News.tv/