Ish-drejtori i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, u ka uruar 105 vjetorin e krijimit uniformave blu.

Përmes një statusi në fb, Burgaj teksa ka falenderuar ish-bashkëpunëtorët, një urim të veçantë ka rezervuar për familjet e dëshmorëve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Një rast i tillë, është edhe ai i vrasjes së Artan Cukut thotë Burgaj, i cili për shkak të detyrës u ekzekutua nga dora e krimit.

"Vetem ne Shqiperi ndodh nje gje e tille e askush nuk mban pergjegjesi" përfundon Burgaj.

Postimi në fb

Gezuar 105 vjetorin e Policise Shtetit Shqiptar! Jam krenar qe gjithe jeten time punova me perkushtim, ndershmeri e profesionalizem ne Policine e shtetit , nje organizat ne sherbim te qytetareve dhe shume e respektuar prej tyre.Kisha fatin qe per 4 vite te drejtoja se bashku me stafin tim PSh. Jam ndier krenar per punen e te gjithe trupes policore te asaj kohe qe me pune e sakrifica arriten tregues shume pozitiv ne sigurim te rendit e qetsise publike duke luftua pa kompromis krimin.Nje urim te vecante meritojne familjet e deshmoreve te policise te rene ne krye te detyres.Nderim e respekt i perjetshem per deshmoret e policise! Gezuar te gjithe kolegeve te mi qe padrejtesisht e vetem e vetem motivuar politikisht u lane ne rruge ne meshire te fatit. I tille ishte rasti i Artan Cukut qe vetem per shkak te detyres u ekzekutua nga dora e krimit. Vetem ne Shqiperi ndodh nje gje e tille e askush nuk mban pergjegjesi.Gezuar !

/Ora News.tv/