Saimir Tahiri i shpëton burgut, dënimi 5 vite burg i konvertohet në shërbim prove

Saimir Tahiri i shpërton burgut. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjithashtu për 5 vite nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik 

Trupa gjykuese lexoi vendimin rreth orës 22:00, (19 shtator) kur doli nga dhoma e vendimmarrjes ku ishte mbledhur për gati 10 orë, pikërisht prej mesditës së sotme.

Treshja e gjykatësve e shpalli fajtor ish ministrin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke e dënuar 5 vite burg nga të cilat nuk do të bëj asnjë ditë në qeli pasi penaliteti është konvertuar në 3 vite shërbim prove. 

Ndaj ish minisri kanë rënë te gjitha akuzat per “trafik droge” dhe “bashkepunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilesoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.

 "Mu duk një gjë e tipit je i pafajshëm por nuk kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, nesër do komunikoj me mediat. Dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t'ju them? Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge. Sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke bërë trafikant droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë ke kushërinjtë ke shpërdoruar detyrën. Çfarë tu them juve. Zoti ju ruajtë, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se hëngrët."

Tahiri ka vijuar me ironinë kur ka apeluar të gjithë të ruhen nga kushurinjët budallenj sic i quajti ai anëtarët e fisit Habilaj, njëri prej të cilëve i dënuar aktualsiht në Itali nga gjykata e Catanias.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri por trupi gjykues rrëzoi tri akuzat e prokurorisë duke e akuzuar ish ministrin për një vepër të re të cilën hetuesit nuk e kishin evidentuar. 

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes të enjten (19 shtator) në Gjykatën e Krimeve të Rënda Tahiri dhe avokati i tij pretenduan pafajësi. Ata i cilësuan akuzat e prokurorisë si tendencioze dhe paraqitën në gjyq një foto të ish ministrit me Edi Ramën në mbledhjen e qeverisë në Dajt, në kohën kur prokuroria pretendon se Tahiri është takuar dhe ka biseduar me njërin nga vëllezërit Habilaj.

Ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Trupi gjykues përbëhej nga Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj.


Foto e vendimit

Tahiri pas vendimit: As nuk qesh, as nuk qaj dot! Flasim nesër

Në një prononcim  pas vendimit, Tahiri deklaroi: "Gjykata më tha se nuk jam kriminel, nuk jam trafikant por meqë disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim kam shpërdoruar detyrën. As nuk qesh dot, as nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime".

Tahiri paralajmëroi se do të apelojë vendimin.

Tahiri: Sigurisht që do ta apeloj. Një vendim qesharak. Do të ishte shumë më fisnike ta kishin bërë si burrat dhe të më dënonin për trafik. Isha më i qartë kur hyra sesa tani kur dola. Më duhet ta kuptoj të gjithën. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë që ke mësuar shumë mirë por hajt po të vë një 5.

Ndërkohë ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaled Çela, është dënuar me 3.4 vjet burg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 12 vjet burg për Tahirin dhe me uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar ai duhet të bënte 8 vjet burg nëse gjykata do të pranonte kërkesën.

Tahiri deklaroi se do të apelojë vendimin. 




(Ne foto: Ora 22:00 ish ministri i Brendshem ne pritje te gjyqtareve per te deklaruar vendimin)

Cfare ndodhi paraditen e 19 shtatorit 


Ora 15:29 Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, aty ku në orën 16:00 pritet të jepet edhe vendimi për të. Trupa gjykuese është tërhequr për vendim. Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Tahirin.

Tahiri thumbon Xhafën

Para vendimit, ish-ministri ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që ai të dënohet. Duke hedhur poshtë përgjimet, Tahiri tha se në 23 prill ka qenë në drekë me Ramën. Ish-ministri  ka deklaruar se nëse i provohet akuza shkon vetë në burg.

Nuk la pa thumbur Fatmir Xhafën duke i kujtuar vëllain e akuzuar për trafik droge.  

Tahiri: Kam 2 vjet që jam nën hetim, unë ministri i Brendshëm akuzohem se kam trafikuar drogë. S'ka asnjë provë. E vetmja provë është se i kam shitur makinën vëllait të Moisi dhe Florjan Habilaj, që nuk është i përfshirë në asnjë akuzë kriminale. Edhe sikur të isha vëllai i Habilajve nuk kisha pse të jem fajtor se vëllezërit merren me drogë. Unë kam qenë në dreke në Dajt me Edi Ramën dhe qeverinë në 23 prill dhe jo me Habilajt. Ja ku janë titujt e gazetave që e kanë publikuar dhe në foto unë me Ramën. Për mua është jeta ime në këtë proces, për ju është vetëm një proces. Më kanë vëne edhe bomba gjatë punës time. Iki në burg vetë nëse më vërtetohen akuzat.

Ndërsa avokati Maks Haxhia tha se më atë dosje, ish-ministri është i pafajshëm.

"Nuk ka fakt tjetër ky proces përveçse pafajësi me atë dosje. Nëse kanë dosje tjetër hajde flasim pastaj", tha Maks Haxhia.

Gjykata ka konstatuar provat e përmendura në seancën e kaluar

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.

Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

"Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal", është shprehur ish-ministri.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg

Ne seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.





EMISIONET