Rezultate befasuese dhe plot 19 gola në 5 takimet e javës së 19-të të Bundesligës gjermane.

Pas humbjes së javës së kaluar në fushën e saj kundër Bayernit të Munihut, Bayern Leverkusen mposhti thellë 4 me 1 Hoffeinham-in.

Ishte talenti xhamajkan Baily që zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh "aspirinat" që në pjesën e parë, ndërsa 45 minutëshi i dytë prodhoi plot 4 gola. Baumgartlinger dhe Alerio dy herë vendosën në "kasafortë" 3 pikët për Leverkusen ndërsa goli i Szalai 4 minuta nga fundi shërbeu sa për statistikë.

Në ndeshjet e tjera Monchengladbach mposhti pastër 2 me 0 Augsburg, Freiburg fitoi 2 me 1 kundër Leipzig, Mainz mundi ngushtë 3 me 2 Stutggard, ndërsa Ent. Frankfurt befasoi Woflsburg duke e mundur me rezultatin e thellë 4 me 1.




/Ora News.tv/