Bundesliga/ Dortmund nuk njeh rival, Bayern rikthehet te 3 pikët

Bundesliga/ Dortmund nuk njeh rival, Bayern rikthehet te 3 pikët

Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Dortmund për tu kthyer te fitorja dhe për të ruajtur hapin në Bundesligë.

Verdhezinjtë e Favre kaluan pastër 2-0 Freiburg, duke hedhur pas krahëve barazimin e mesjavës ndaj Club Brugge. Marco Reus me penallti dhe Paco Alcacer ishin heroit e Dortmund që shohin më afër rrugën drejt titullit.


Pas kësaj fitoreje Dortmund numëron 33 pikë, +7 nga Monchengladbach që ka një takim më pak dhe +9 nga Bayern Munich, që këtë javë iu imponua Werder Bremen me rezultatin 2-1. Dopieta e Gnabry i dha 3 pikë mjaft të vyera kampionëve, ndërkohë që rrjeta e Osako në minutën e 33-të shërbeu për të barazuar shifrat momentale.



Fitore arriti dhe Stuttgart i vendit të fundit, që mposhti minimalisht 1-0 Augsburg. Donis ishte autori i golit të vetëm, që nxjerr përkohësisht nga zona e ftohtë Stuttgart. Te 3 pikët arriti dhe Hertha Berlin që mposhti në transfertë 2-0 Hannover 96.




EMISIONET