Sirena turke për Naser Aliji-n.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili prej 6 muajsh është pakontratë duket se e ka gjetur skuadrën për të mbyllur pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas mediave zviceriane, në garë për të firmosur me Alijin janë disa klube, ku klubet zviceriane dhe ato turke janë më të interesuara.

Pas një pjese të parë sezoni për t'u harruar, duket se tashmë është vullneti i Alijit për të zgjedhur skuadrën që dëshiron.

/Ora News.tv/