Një minatori ka humbur jetën gjatë punës në minierën e Bulqizë. Sipas policisë bëhet fjalë për minatorin Medi Hidri 62 vjeç.

Mësohet se minatorin e ka zënë një masiv shkëmbor duke i marrë jetën.

"Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D,  Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi  M.H,  rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator). Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe  i ka  shkaktuar vdekjen", sqaron policia.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

/Ora News.tv/