Një 25-vjeçar nga Maqellara ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditën e kësaj të diele.

Policia thotë se aksidenti ndodhi rreth orës 10:05 në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë.

"Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D, rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip "Golf 4" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit  është dërguar  menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë  e plagëve të marra ka humbur jetën", thotë polici.

Gjithashtu në automjet udhëtontin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit  të mjetit të cilët  nuk kanë pësuar lëndime.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/