Bujqësia në vështirësi, Panariti:Qeveria të subvencionojë, ndryshe prodhimet do të kalben

Bujqësia në vështirësi, Panariti:Qeveria të

Nga Pogradeci ku ka vizituar një plantacion me mollë deputeti i LSI-së,ish-Ministër i Bujqësisë i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të subvencionojë bujqësinë.Sipas Panaritit, fermerët shqiptarë nuk po përballojnë kostot e prodhimit dhe kjo do çojë të gjithë prodhimin dëm.

Edmond Panariti ka kritikuar qeverinë e majtë se nuk ka shpërndarë asnjë subvencion për fermerët shqiptarë pavarësisht premtimeve të bujshme.

Gjatë një vizite në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit në një plantacion me mollë Panariti tha se bujqësia jonë nuk po bëhet konkuruese për shkak të kostove të larta.

Panariti: Në rast se kjo mollë nuk subvencionohet, kjo mollë nuk do të ketë kurrfarë shansi për të dalë në treg dhe për të konkurruar edhe me prodhimin e importit, i cili subvencionohet fuqishëm në origjinë. Prandaj duhet t’i jepen paratë fermerëve. Në rast se ju nuk do t’ia jepni paratë e premtuara fermerëve ky prodhim nuk do të shkojë në treg, por do të përfundojë buzë rrugës. Prandaj ne nuk mund t’ia lejojmë këtë.

Sipas Panaritit mungesa e mbështetjes financiare ka përkeqësuar edhe bilancin tregtar të prodhimeve bujqësore.

Panariti:  Ne kemi pasur 20% më shumë eksporte të fruta-perimeve. Ndërkohë kemi një bilanc negativ këtë vit dhe bujqësia përsëri po rëndon bilancin negativ i cili e mori veten, u përmirësua, nga 1 me 7 shkoi në një me 3.8. Ne tashmë kemi rrëshqitur përsëri në bilancin negativ të rëndë të bujqësisë dhe për rrjedhojë bujqësia ndodhet në një moment shumë kritik. Prandaj jepini para bujqësisë. Ky është një mesazh i prerë i qartë, kategorik, ndryshe më pas fermerët nuk do ti besojnë më, do t'ju braktisin dhe natyrisht nuk do keni më fytyrë për tu kërkuar as mbështetje dhe as vota.

Panariti shoqërohej gjithashtu dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Ndërsa i bëri apel qeverisë të heqë dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve.






EMISIONET