Bujar Qamili zbulon momentin e turpshëm: I dola para nuses së djalit pa pantallona

Bujar Qamili zbulon momentin e turpshëm: I dola para nuses së djalit

Këngëtari i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili ka rrëfyer një moment të sikletshëm për jetën e tij.

I ftuar në "Thumb", ai zbuloi një situatë me nusen e djalit kur i doli para vetëm me mbathje.

"Javën e parë nusja dhe djali na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin. Sa do shkoja për në tualet u hap dera dhe doli nusja. U rrëzova dhe desh theva qafën. Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë. Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka", tha ai.

Ndërkohë sot Bujar Qamili do të interpretojë në Pallatin e Kongreseve për recitalin e tij të katërt me emra të njohur të muzikës dhe humorit shqiptar.

EMISIONET