Bujar Nishani reagon për padinë e Christian Panucci-t

Bujar Nishani reagon për padinë e Christian Panucci-t

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka sqaruar përballjen në sallën e gjyqit me trajnerin aktual të kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci. I ftuar në "Arena" në "Ora News", Nishani zbuloi se nuk ka ndikuar aspak në gjykimin dhe pushimin e çështjes, ndërsa shtoi se sjella e Panuccit nuk ka qënë aspak e hijshme ndaj organeve dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

Nishani: "Ka qënë një proces që e kam respektuar maksimalisht. Në mënyrë surprizuese u njoha se ishte depozituar një padi. Gjithsesi kam deklaruar se unë do të respektoj shtetin tim, vendin tim, ligjet e vendit, institucionet e vendit, do të respektoj gjykatën. Kam pajtuar një zyrë avokatie. E kanë ndjekur me shumë kujdes. Është dhënë vendimi. Natyrisht një vendim i cili kishte logjikën juridike dhe logjikën shoqërore. Ajo që më bëri përshtypje në fakt ishte se kishte një vendim të gjykatës për tu paraqitur në sallën e gjyqit, për tu paraqitur në gjykatë. Zotëria në fjalë e refuzoi dhe e injoroi këtë kërkesë dhe këtë vendim të gjykatës. Çka nuk i bën nder atij, pasi është një qytetar i huaj, por ka pranuar për të punuar për institucionet e shtetit shqiptar, duhet të respektoj institucionet e shtetit shqiptar."

Kujtojmë që Christian Panucci e akuzoi Nishanin për shpifje, teksa i kërkoi një shpërblim moral prej 100 mijë euro.


EMISIONET