Ish presidenti Bujar Nishani ishte sot i pranishëm në një konferencë shkencore në Shkodër ku komentoi dhe situatën e fundit.

Ish kreu i shtetit shprehu keqardhjen që përkohësisht jeta e këtij qyteti është marrë peng nga individë apo grupe kriminale ndërsa shtoi bindjen se kjo situatë momentale do të tejkalohet.

Bujar Nishani: "Në Shkodër është gjithmonë kënaqësi të vish, pavarësisht se për fatin e keq kohët e fundit Shkodra po na paraqitet si qytet ku individë apo grupe të caktuara individësh që nuk kanë asnjë lidhje jo etëm me traditën pro dhe realitetin e qytetarisë kulturës dhe zhvillimit të Shkodrës, duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë e tij, të drejtat dhe sigurinë e këtij qyteti. Pavarësisht kësaj situate që besoj se është momentale dhe do të tejkalohet Shkodra mbetet një simbol shumë i madh i mbarë botës shqiptare. 


/Ora News.tv/