Marka e automjeteve super sportive “Bugatti” prodhoi ekzemplarin e 100 të modelit të tij “Chiron”, duke arritur kështu një të pestën e objektivit të parashikuar për këtë monstër me 1 500 kuaj fuqi, shkruan revista automobilistike “Quattroruote.it”.

Me ritmin e rreth 70 veturave të shitura në vit, fabrika në Molsheim realizon ekzemplarë praktikisht unikë, duke u bazuar në kërkesat dhe personalizimet e secilit prej klientëve.

Vetura numër 100 përfaqëson në perfeksion llojin e klientit të shtëpisë franceze.

Me drejtim në gadishullin arabik, “Chiron” është porositur me karbon ngjyrë blu të errët, e kombinuar me ngjyrën e zezë të disqeve dhe detaje të tjera.

Ndërsa pjesa e brendshme që është krejtësisht prej lëkure dominohet nga ngjyra e kuqe, që dallon gjithashtu në pjesën e pasme dhe në kontruin e rrumbullakët e dyerve./ATA/

/Ora News.tv/