Budwieser Budvar, birra e njohur çeke tashmë vjen në Shqipëri përmes Eco Market. E prodhuar prej vitit 1876, Budweiser shpërndahet në më shumë se 70 vende të botës.

Shija unike e birrës çeke tashmë vjen në Shqipëri përmes Ecomarket. Budweiser Budavar është e pranishme në 70 vende të botës ndërsa në Tiranë promovimi i saj, bëri bashkë personalitete të politikës dhe ekranit pavarësisht bindjeve e ndasive.

Drejtues të Eco Market shprehën besimin se bashkëpunimi me Budweiser Beer do të jetë i sukseshëm.

Atanasie Anghel: Ky bashkëpunim do të jetë i sukseshëm për dy arsye, sepse Budweiser është birra më e mirë në botë dhe sepse ne, Eco Market jemi më të mirët në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se mbërritja e këtij brendi ndërkombëtar në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin me Republikën Çeke.

Jaroslav Ludva: Budweiser është një birrë e njohur jo vetëm në republikën çeke por në mbarë botën.

Suksesi i Budweiser, birrës më të shitur në botë, qëndron në traditën qindra vjeçare të prodhimit të saj por edhe periudhës unike të përgatitjes prej 90 ditësh. 

Prodhohet duke përdorur boçet e stikave saaz të klasit të parë por edhe ujin e pastër natyror nga puset e thella prej 300 metrash.

/Ora News.tv/