BSH: Shtërngohen standardet e kreditimit për bizneset

BSH: Shtërngohen standardet  e kreditimit për bizneset

Kreditimi i ekonomisë shqiptare ka qenë më i dobët në tremujorin e dytë të këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë  shtrëngim të standardeve të kreditimit ka pasur sidomos për kreditim të bizneseve. Përsa i përket individëve, në raport thuhet se lehtësi ka pasur vetëm për kategorinë blerje banese. Përsa i përket muajve në vijim, situata e kreditimit pritet të jetë përsëri e shtrënguar.

Kreditimi i ekonomisë po bëhet gjithmonë e më i vështirë.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë bizneset e kanë pasur më të vështirë të marrin një kredi për investim si rezultat i shtrëngimit të standardeve për bizneset.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  edhe pse kreditimi u shtrëngua, kërkesa për kredi u raportua më e lartë si për bizneset e vogla dhe të mesme ashtu edhe për ato të mëdha. Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë ishin të  lidhura me rrezikun  mbi kolateralin e kërkuar,  tolerancën  e  bankave  ndaj  rrezikut,  kostot dhe me aftësinë paguese të kredimarrësit.

 Ndërsa vlen të theksohet se sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa ishte më e lartë në krahasim me tremujorin e mëparshëm për kredinë për likuiditete , ndërkohë që ajo për investime u raportua më e ulët, çka tregon situatën e vështirë me të cilën po bërballen bizneset.

Po ashtu në raport theksohet se kërkesa  për kredi me qëllim investimi pritet të jetë më e ulët në tremujorin e tretë të vitit 2018. Përparësi gjatë këtij tremujori ka pasur vetëm për kreditimin e individëve për kreditë për blerje banese, ku ka pasur edhe interesa më të favorshme.

Ndërkohë përsa i përket normave të interesit  mbi kreditë  në  lekë  në muajt në vijim  priten  të reduktohen,  ndërsa  ato në valutë kryesisht në euro  të rriten.

Gjatë muajit maj,  krediti i ekonomisë në total u ul me rreth 7 mld lekë krahasur me atë të prillit, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

EMISIONET