Banka e Shqipërisë ka organizuar një pritje me rastin e festave të fundvitit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të medias, analistë të politikës dhe të ekonomisë, si dhe gazetarë të njohur të shtypit të shkruar dhe medias vizive në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse, Guvernatori nënvizoi se komunikimi për një bankë qendrore konsiderohet një proces i rëndësishëm i cili pa ndihmën dhe objektivitetin e medias do të ishte një mision i pamundur.

Banka e  Shqipërisë ndau dhe tre çmimet e konkursit të hapur "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018".

/Ora News.tv/