Në ditët e fundit të vitit, euro i është rikthyer rritjes. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë rezulton se një euro ka arritur ne nivelin e rreth 124 lekëve vetëm në dy ditët e fundit.

Pak më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nuk do të ndërhyjë në treg për të blerë euro, duke e konsideruar nivelin e euros një   standart të ri në ekonominë shqiptare.

Edhe ekspertët kanë sugjeruar që Banka e Shqipërisë të mos ndërhyjë në blerjen e eurove në treg, pasi kjo nuk do të zgjidhte situatën e krijuar.

Arsyet e një luhatjeje të tillë ende nuk janë të qarta, por zyrtarisht Banka e Shqipërisë  ka sqaruar se zhvlerësimi i euros gjatë dhjetorit ka ardhur si rezultat i remitancave të emigrantëve si dhe investimet e huaja dhe eksportet.

Gjatë 2018, Banka e Shqipërisë ka blerë në total 400 mln euro si pjesë e ndërhyrjeve të jashtëzakonshme në tregun valutor dhe për efekt të rritjes së rezervës valutore, por efektet në kursin e këmbimit ishin të vogla dhe euro vijoi të mbetet e dobët.

Megjithatë Banka e Shqipërisë bën me dije se  do të vijojë monitorimin e kujdesshëm të situatës në vend në mënyrë që të shmang luhatjet e forta.

Zhvlerësimi i euros ka dëmtuar ndjeshëm eksportet shqiptare dhe fasonët të cilët gjatë viti 2018 kanë pësuar një ulje të konsiderueshme të fitimeve.

Përfaqësues të tyre kanë paralajmëruar se rrezikojnë falimentin nëse një situatë e tillë vazhdon.

/Ora News.tv/