Turistët e huaj kanë sjellë më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tre muajt e parë turistët kanë sjellë 331 mln euro ose 30 mln euro më shumë se një vit më parë. Kjo situatë pritet të ketë një përmirsim të mëtejshëm gjatë muajve në vijim pasi përkojnë me pikun e sezonit turistik. E megjithatë rritje të shpenzimeve për të udhëtuar jashtë kanë bërë edhe qytetarët shqiptarë.

2018 duket se do të jetë një vit pozitiv për ekonominë përsa i përket të ardhurave nga turizmi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë tregojnë se nga turistët e huaj kanë hyrë në vend 331 mln euro e cila është 10% më shumë ose në vlerë 30 mln euro më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 2017 në tre muajt e parë turistët sollën vetëm 301 mln euro. Por pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj nga të dhënat konstatohet se edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë për të kaluar pushimet ka pësuar rritje pasi në total janë shpenzuar 254 mln euro.

Në këtë mënyrë shërbimet e udhëtimit u mbyllën me bilanc pozitiv prej 78 milionë eurosh të cilat përfitoi ekonomia shqiptare në një kohë që vite më parë ky bilanc ishte negativ. Ndërkohë që në muajt në vijim pritshëmritë janë më të larta duke qenë se shumë turistë vijnë në Shqipëri për të shijuar bregdetin shqiptar. Ndërkohë sipas qeverisë Shqipëria do të presë rreth 6 mln turistë gjatë 2018 kryesisht nga vende si Polonia,Çekia. Ndërsa objektivi i qeverisë në 5 vitet e ardhshme është që të arrije shifrën 10 mln turistë në 5 vitet e ardhshme.

Të ardhurat nga turizmi

Janar-Mars 2017 301 mln euro

Janar-Mars 2018 331 mln euro

/Ora News.tv/