Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka dhënë alarmin për nivelin e lartë të inflacionit dhe i ka kërkuar kujdes qeverisë në rritjen e shpenzimeve.Por pavarësisht këtyre elementëve shqetësues Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike poziteve për pjesën e mbetur të vitit. Guvernatori Fullani nxori në pah edhe një element tjetër shqetësues për ekonominë duke publikuar shifra të ndjeshme për rënien e kredive. “Ndjekja me rigorizitet i të ardhurave dhe shpenzimeve për të mbetur në ekulibrin e borxhit të brendshëm dhe deficitit buxhetor janë majft të rëndësishme dhe janë elementët kryesor për një zhvillim afatgjatë të vendit dhe rritjes së investimeve të huaja” tha Fullani. Sipas Fullanit eksportet kanë shënuar rritje me 19.2 përqind dhe importet kanë pësuar ulje  me 4.4 përqind ndërsa investimet private janë ende të ulta. Fullani ka shtuar gjithashtu se ka rritje të normës së inflacionit gjatë muajit korrik dhe konsumatori vijon të ketë një sjellje drejt kursimit. Fullani i ka dhënë përgjigje edhe akzuzave të opozitës për shpenzime luksi. Sipas kreut të BSH-së çdo shpenzim është transparent. “BSH-ja nuk bën shpenzime luksi por ka krijuar kushtet për konsolidimin e një institucioni të pavaruar, llogaridhënës. Ne investojmë tek njeriu. Kompesimet që fliten për ushqimim është menza , ndërsa shpenzimet për sportin janë elementë të një institucioni bashkëkohor. BSH-ja po bën një revolucion për rikontuksionin e godinave të saj” shtoi Fullani. Guvernatori paralajmëroi gjithashtu një tjetër ulje të normës së interesit në muajt të vazhdim për ti dhënë stimul aktivitetit ekonomik.

/Ora News.tv/