Në 9 muajt e 2017 borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në 7.8 miliard euro. Të dhënat e Bankës së  Shqipërisë tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur ulje por përsëri niveli mbetet  i lartë. Pjesën më të madhe  të borxhit publik e zë borxhi i qeverisë  me rreth 44%  më pas renditen bankat dhe sektorët e tjerë. Krahsuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë borxhi publik është ulur me 46 milionë euro.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë kap shifrën e rreth 8 miliard eurove në nëntë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë qeveria ka pjesën më të madhe të këtij borxhi me rreth 44 % të totalit.

Pavarësisht se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, huaja në total  është ulur me rreth 46 milionë euro përsëri niveli konsiderohet i lartë. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i qeverisë është zgjeruar me 2% dhe në fund të muajit shtator 2017 shënon 3,4 mld  euro.

Pjesa tjetër e borxhit  është e shpërndarë midis Bankave, Autoritetit monetar dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt.

Nga të dhënat e BSH  vihet re se Borxhi i jashtëm arriti nivelin prej 1,7 mld  euro, duke u zvogëluar në harkun kohor të një viti me 56 milionë euro. Borxhi i jashtem bruto i vendit tonë, në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, ka arritur në nivelin 70% të PBB.

/Ora News.tv/