Bruno Alves rinovon kontratën me Parmën

Bruno Alves rinovon kontratën me Parmën

Bruno Alves, i cili mendohej se do kalonte tek Juventus, ka rinovuar kontratën me Parmën. Ai do të qëndrojë në klubin italian deri në vitin 2020.

Para përfundimit të kontratës së Alves mediat spekuluan se do kalonte tek Juventus, që kishte nevojë për përforcime në mbrojtje pas dëmtimeve të Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini,

Por zërat janë hedhur poshtë pas firmosjes së futbollistit me Parmën.

"Ne jemi krenar që Bruno Alves është pjesë e projektit tonë, duke rinovuar kontratën me Parmën,"-tha  presidenti Pietro Pizzarotti në faqen zyrtare të klubit. "Ne jemi të bindur se rritja e klubit dhe ekipit tonë vjen nga profesionistë si ai, të aftë për ti dhënë shembull shokëve të skuadrës çdo ditë."

Ndërsa 37 vjeçari shtoi: "Falënderoj Parmën për besimin tek unë. Ndihem si në shtëpi këtu dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj familje. Jam krenar për punën që ekipi, stafi dhe menaxhuesit po bëjnë. Do jap maksimumin tim në çdo ndeshje për këtë ekip dhe për këto ngjyra."

Portugezi arriti në Parma verën e vitit të kaluar.

EMISIONET