Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumulli deklaron se rritja e përdorimit të një monedhe të dytë dëmton ekonominë kombëtare.

I ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, ai tha se në kushtet kur një ekonomi ka stabilitet, roli i një monedhe të dytë duhet të ulet.

Brumbulli: Edhe pse nuk ka një nivel optimum se ku duhet të jetë ky nivel i euroizimi ose dollarizimi në ekonomi, përsëri mendohet që në nivelit 30% do të ishte më i përshtatshëm për të shfrytëzuar të gjitha anët pozitive. Rritja përtej kësaj dhe kur kalon 50% bëhet i rrezikshëm.

Duhet të kuptojmë që euroizimi apo dollarizimi kanë luajtur rol të rëndësishëm në kushtet kur ka hiperinflacion.

Në kushtet kur ekonomia ka fituar stabilitet, rritja e përdorimit të një monedhe të dytë në ekonomi, ka marrë një rol të barabartë me monedhën kombëtare.

/Ora News.tv/