Brukseli dënon gazin llotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës mbi votimin e marrëveshjes së demarkaconit me Malin e Zi është ndërprerë dy herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes për Vetëvendosje.

Menjëherë pas këtyre veprimeve, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter ku ka dënuar ashpër hedhjen e gazit lotsjellës.

Hahn shkruan se kjo sjellë nuk ka vend në një demokraci dhe se liderat kosovarë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre e të votojnë marrëveshjen.

Hahn thotë se vetëm nga votimi i marrëveshjes së demarkacionit do të përfitojnë qytetarët kosovarë.

Johannes Hahn: "Kosova: Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Kjo sjellje nuk ka vend në një demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen demokratike. 

Qytetarët e tyre mund të përfitojnë vetëm nga ky hap. Duke bërë këtë do të lejojë jetën politike të përqëndrohet në reforma të tjera të rëndësishme që njerëzit kanë nevojë dhe që i duan, si edhe do të ndihmojnë vendin të bëjë përparim me orientimin e tij evropian."

Kuvendi i Kosovës ka ndëprerë për të dytën herë seancën për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

EMISIONET