Britney Spears shtrohet në një klinikë psikiatrike
Britney Spears është shtruar në një qendër të shëndetit mendor.
Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja do qëndrojë në qendrën e rehabilitimit për disa javë. Mendohet se gjendja e saj mendore është përkeqësuar për shkak të sëmundjes së rëndë të babait të saj.
Burime thonë se Britney është e shqetësuar për babain Jamie, gjendja shëndetësore e të cilit nuk po përmirësohet.
Ai iu është nënshtruar dy operacioneve për komplikimet në zorrën e trashë.
Pas operacionit të dytë pati shumë komplikime. Sëmundja e Jamie filloi në fund të vitit të kaluar pasi zorra e tij e trashë shpërtheu në mënyrë të papritur.
Këngëtarja raportohet se ka kaluar kohë të vështira pasi po kujdeset për babain e saj.
Burime thonë se Britney shkoi në qendrën e rehabilitimit një javë më parë dhe do qëndrojë për 30 ditë.

