Britaniku shkoi për të ndryshuar jetën në Dubai, përfundon si mos më keq!

Britaniku shkoi për të ndryshuar jetën në Dubai,

Një i ri britanik përballet me dy vite burgim në një burg të "tmerrshëm" në Dubai, pasi në gjakun e tij ju gjet se kishte konsumuar kanabis. Më pas, ai u lirua me kusht.  I riu pretendon se kishte tymosur drogën në Britaninë e Madhe përpara se të udhëtonte për në vendin e Gjirit për të hapur një faqe të re të jetës së tij.

Connor Clements, 24 vjeç, nga Liverpuli, thotë se kishte fjetur në dysheme të një qelie me 25 të tjerë para se të lirohej me kusht. Duke fluturuar në Dubai për të ndryshuar jetën e tij dhe për të filluar punë si kamarier, ai u arrestua pasi testet mjekësore në punën e tij të re zbuluan gjurmët e kanabisit.

Për shkak të politikës zero të tolerancës së Emirateve të Bashkuara Arabe për drogat, prania e kanabisit në gjak është klasifikuar si posedim.

Gjatë një seance dëgjimore, e cila, sipas Clements, zgjati "më pak se një minutë", ai u dënua me dy vjet burg. Pasaporta e tij është konfiskuar.

Ai shtoi se ai u zhvendos në Dubai sepse ai ishte "mbërthyer në rutinë" dhe donte një fillim të ri. "Unë erdha këtu për të ndaluar gjithçka. Ishte një shans për mua të ndryshoja jetën time. Por nuk ka qenë asgjë tjetër veç një makth ", tha ai.

Pas arrestimit të tij, Clements kaloi disa javë në një burg të Dubait, duke e përshkruar përvojën si "të tmerrshme". Ai tha: "Burgu është i tmerrshëm,, ishte një makth i gjallë. Ata më vunë në një dhomë me 25 vetë. Nuk mund të flisja arabisht, askush nuk fliste anglisht. Nuk dua të kthehem në burg".

EMISIONET