Ghoncheh Ghavami është arrestuar nga policia e Teheranit në Iran pasi së bashku me disa femra të tjera tentuan të hynin në stadium për të parë një ndeshje volejbolli për meshkuj. Sipas mediave të huaja 25-vjeçarja e cila ka dy kombësi iraniane dhe britanike, ndodhet në qelitë e burgimit pas arrestimit  pasi në Iran ndalohet me ligj që femrat të ndjekin një ndeshje sportive baskebolli apo volejbolli për meshkuj pasi ata janë gjysmë të zhveshur, ligj i cili daton që në 1979 pas Revolucionit Islamik në Iran. Familjarët e 25-vjeçares kanë kontaktuar me ambasadën britanike e cila po punon për lirimin e Ghavami-t.

/Ora News.tv/