Britanikët të dyzuar për BREXIT

Britanikët të dyzuar për BREXIT

Mijëra britanikë kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit. Organizatorët thanë se do të ishte demonstrata "më e madhe, më e zëshme dhe më e rëndësishme" e këtij lloji.

Demonstruesit janë nisur në drejtim te sheshit të parlamentit. Të udhëhequr nga votues të rinj të cilet janë dhe organizatorët e fushatës "People's Vote" kanë thënë se: "presin të jenë më shumë se 100.000 njerëz në protestë". 

Edhe pse Kryministrja Theresa May ka përjashtuar një referendum të tillë, edhe pse deputetë nga të gjitha partitë kryesore po mbështesin demonstratën.

Populli britanik votoi për të lënë BE-në me një diferencë prej 51.89% në 48.11% në një referendum në qershor 2016.

Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet më 29 mars 2019, sipas kushteve të procesit dy-vjeçar të nenit 50.

Lord Adonis i Punës, një aktivist për "People's Vote" - i cili dëshiron një referendum mbi rezultatin e negociatave të Brexit tha: "Brexit po bëhet një darkë qeni. Kaosi i freskët i kësaj jave dhe konfuzioni mbi negociatat e Brexit kanë treguar se si edhe marrëveshja më e mirë tani e disponueshme do të jetë e keqe për Britaninë".

Ndërkohë, ish kreu i UKIP, Nigel Farage po udhëheq një tubim pro-Brexit në "Harrogate Convention Centre" këtë pasdite, i fundit në një seri aktivitetesh të organizuara nga grupi "Leave Means Leave".

Richard Tice, themeluesi i "Leave Means Leave" dhe ish-bashkëkryesuesi i "Leave.EU", i tha BBC: "Ideja që ju duhet të keni një referendum të dytë do të ishte jashtëzakonisht dëmtuese - mbi të gjitha për besimin në demokraci nga njerëzit e këti vendi. "

Ai shtoi se demonstruesit "vetëm duhet të pranojnë se ata humbën" raporton BBC.

EMISIONET