Kryeministrja britanike, Theresa May do të mbajë një fjalim tejet te rëndësishëm brenda tre javëve të ardhshme, për të përshkruar rrugëtimin dhe marrëdhënien që Britania dëshiron të ketë me Bashkimin Europian në të ardhmen. Megjithatë pritet, që para këtij fjalimi disa nga ministrat e lartë britanikë të japin fjalime të ndryshme në kuadër të një fushate e quajtur "rruga drejt Brexit nr 10" .  Duket se fokusi i këtyre fjalimeve do të jenë tek siguria, transferimi i pushteteve, të drejtat e punëtorëve dhe tregtia. 

Kryeministrja May ka qenë vazhdimisht nën presion nga Brukseli dhe partia e saj, që të bëjë të qartë vizionin dhe qëndrimin që do të marrë Britania pas daljes nga blloku europian. E kjo duket se do të ndodhë, pasi May të zhvillojë bisedime intensive me pjesëtarët e kabinetit qeverisës në rezidencën “Chequers”.

Ndësra Sekretari i jashtëm i shtetit britanik, Boris Johnson do të fillojë serinë e fjalimeve të mërkurën dhe ai do të përpiqet të bashkojë të gjithë ata që janë pro dhe kundër daljes së Britanisë nga BE.  Gjithashtu edhe Sekretari i Brexit, David Davis dhe sekretari i tregtisë ndërkombëtare Liam Fox, do të zhvillojnë bisedime të rëndësishme së bashku me ministrin e kabinetit qeveritar, David Lidington, i cili në një referendum para pak vitesh mbështeti fuqishëm qëndrimin e Britanisë në bllok. Por dy ministra të njohur britanikë, që votuan pro qëndrimit në BE - kancelari dhe sekretari i brendshëm  nuk do të jenë pjesë e këtyre fjalimeve.

/Ora News.tv/