Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe i ka thënë Arabisë Saudite presin një përgjigje urgjente mbi zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, Jeremy Hunt paralajmëroi se "miqësitë varen nga vlerat e përbashkëta".

Khashoggi është parë për herë të fundit duke vizituar konsullatën saudite në Stamboll javën e shkuar dhe Turqia thotë se mund të jetë vrarë atje.

Por Arabia Saudite i ka mohuar akuzat.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike tha se nëse raportimet e mediave rreth rastit janë të sakta, Britania e Madhe do ta trajtojë incidentin "shumë seriozisht".

Turqia thotë se do të kryejë një kërkim në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Ministria e jashtme e Arabisë Saudite tha se vendi ishte "i hapur për bashkëpunim" dhe ndërtesa mund të kontrollohej si pjesë e hetimit.

Kosullata tha se gazetari u largua nga konsullata pak pasi mbërriti, ndërsa Turqia thotë se nuk është parë duke e lënë ndërtesën.

Ankaraja po kërkon që Arabia Saudite të provojë se ai u largua, duke mos ofruar dëshmi për të mbështetur pretendimin se gazetari ishte vrarë brenda.

/Ora News.tv/