Britania në "hetim të madh" për të zbuluar sulmuesit e ish-agjentit rus

Britania në "hetim të madh" për të zbuluar

Më shumë se 240 dëshmitarë janë identifikuar në vijim të hetimeve ndaj sulmit kimik kundër ish-agjentit rus dhe vajzës së tij.

Sekretari i "Home Office", Amber Rudd vlerësoi profesionalizmin e policisë që tani po shqyrton më shumë se 200 dëshmi.

Hetimi mbi vrasjen në tentativë të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia është tani në ditën e gjashtë.

Ndërkohë, polici Nick Bailey, i cili u sëmur duke marrë pjesë në evakuimin e të sulmuarve, ka mohuar që ai është një "hero".

Z. Bailey mbetet i sëmurë rëndë, por është i zgjuar dhe i angazhuar me familjen e tij.

Dy të sulmuarit 66 vjeçari dhe vajza e tij 33 vjeçare, po trajtohen në Spitalin e Qarkut Salisbury, ndërsa mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ata u sulmuan me një agjent kimik nervor.

Çifti u gjet i pavetëdijshëm në një stol në Salisbury, Wiltshire, të dielën më 4 mars.

Më shumë se 250 policë kundër terrorizmit janë përfshirë tani në atë që autoritetet e kanë përshkruar si një "hetim madhor".

Duke folur pas një takimi të komitetit qeveritar të emergjencave, Cobra, zonja Rudd tha se qeveria po përdorte burime të mëdha për të gjetur dhe identifikuar ata që ishin përgjegjës për vrasjen në tentativë.

EMISIONET