Britania emëron Dominic Raab si sekretar të ri të Brexit

Britania emëron Dominic Raab si sekretar të ri të Brexit

Deputeti konservator Dominic Raab është emëruar sekretari i ri i Brexit nga Kryeministrja Theresa May pas dorëheqjes së David Davis mbrëmjen e së dielës.

Raab më parë mbante pozicionin e ministrit të strehimit.

Emra të tjerë në listë për këtë pozicion ishin Michael Gove, sekretari i mjedisit, David Lidington, ministri i zyrës së kabinetit dhe Chris Grayling, besnik i May, i cili është sekretari i transportit.

Si sekretari i ri i shtetit, Raab tani do të jetë përgjegjës për negociatat kryesore për tërheqjen e Britanisë nga BE.

Davis dha dorëheqjen duke thënë se ai nuk mund të mbështeste më politikat e qeverisë së tij.  Ai u shpreh se nuk do të ishte në gjendje të ofronte strategjinë e tregtisë së post-Brexit të kryeministres, që u miratua nga kabineti të premten, pasi nuk "besonte" në të.


EMISIONET