Britania akuzon shërbimin rus të inteligjencës për sulme kibernetike

Britania akuzon shërbimin rus të inteligjencës për sulme

Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë se është pas katër sulmeve kibernetike të profilit të lartë.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike thotë se objektivat përfshinin firma në Rusi dhe Ukrainë, Partinë Demokratike të SHBA dhe një rrjet të vogël televiziv në Britaninë e Madhe.

Ndërsa një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse e përshkroi akuzën si një fantazi të pasur të kolegëve të tyre nga Britania.

Kompjuterët e Agjencisë Botërore të Anti-Doping gjithashtu thuhet se janë sulmuar.

Por kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar GRU, shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

Policia britanike mendon se dy burrat që kryen sulmin me agjentin nervor novichok në Salisbury në mars punonin për të njëjtin grup.

Ministri i mbrojtjes Gavin Uilliamson e dënoi Rusinë si një shtet "të shtresës së ulët" dhe tha se sulmet e pamatura dhe pa dallim të Moskës e kishin lënë të izoluar në bashkësinë ndërkombëtare.

EMISIONET