Brisida Shehaj nga sot drejtore e Programacionit në "Yldon Media Group"

Brisida Shehaj nga sot drejtore e Programacionit në "Yldon Media

Brisida Shehaj nis sfidën e re: Nga sot ajo është drejtoreshë e Programacionit dhe e Prodhimit e "Yldon Media Group" - Rtv Ora dhe Ora News.

Ish drejtoresha e Tatimeve firmosi kontratën e bashkëpunimit me presidentin "Yldon Media Group", Ylli Ndroqi duke zyrtarizuar bashkimin me projektin më të ri të televizionit.

Kontrata u firmos në ambientet e RTV Ora.

Në këtë sezon RTV Ora do të vijë me një programacion të larmishëm dhe surprizues por edhe me risi në lajmin e fundit.

Zonja Shehaj ka mbajtur poste të rëndësishme të administratës, si atë të drejtoreshës së Tatimeve, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, si dhe të kryetares së Task Forcës për Bregdetin, tani do të ketë një pozicion kyç në një ndër televizionet më të rëndësishme në tregun e medias shqiptare.

EMISIONET