Briken Calja u prit si hero në Shqipëri pasi fitoi 3 medalje ari në Rumani, ku u shpall edhe kampion Evrope.

Peshëngritësi tani po stërvitet për Kampionatin Botëror dhe synon Lojrat Olimpike.

I ftuar në emisionin Ditë e Re, Calja tha: "Tani do konkurroj jashtë vendit, kemi Kampionatin Botëror që është shumë i rëndësishëm. Do zhvillohet këtë vit në Ashgabat të Turkmenistanit, që është kualifikues për Lojrat Olimpike. Është kampionati më i rëndësishëm që vjen tani. 

Pas këtyre janë dhe Lojrat Olimpike që dihet se janë më të rëndësishmet në kampionatin sportiv. Kampionati Botëror është në fund të muajit nëntor ndërsa Olimpiada zhvillohet në 2020. 

Nga Botërori pres të kualifikohem, nuk mund të flas se çfarë vendi mund të zë. Shpirtërisht jam përgatitur për të hyrë brenda 5-shes sepse kualifikohesh direkt për gjënë më të rëndësishme që po shkoj, medaljen dhe Lojrat Olimpike.

/Ora News.tv/