Miliarderja më e vogël në botë është fokusuar në rritjen e vajzës së saj Stormy që erdhi në jetë muajin e kaluar.

Por kjo nuk e ka ndalur Kylie Jenner nga shfaqja e stilit të saj të modës duke ngacmuar fansat me koleksione të ndryshme gjatë fundjavës.

Ylli i televizioneve ka pozuar brenda dollapit të saj gjigand, i mbushuar nga dyshemeja në tavan me çanta të ndryshme, të cilat kanë një vlerë më të madhe se 1 milionë dollarë.

20 vjeçarja shihet me një këmishë nate ndërsa pozon para pasqyrës duke vënë në pah koleksionin e saj të çantave miliona dollarë.

Në koleksionin e saj shihen çanta të firmave më të mëdha si Chanel, Dior, Gucci dhe Balenciaga.

Që kur u shfaq në emisionin televiziv Keeping Up With The Kardashians në moshën 9 vjeçare, Kylie ka fituar mbi 95 milionë ndjekës në Instagram dhe është një nga 10 njerëzit më të ndjekur në rrjetin social.

Ajo ka një pasuri me vlerë neto rreth 50 milionë dollarë sipas Forbes Celebrity 100 Earnings. Ajo mban vendin e 59 në listë, që do të thotë se fiton më shumë se yjet ndërkombëtarë si Jennifer Lopez, Novak Djokovic dhe Ed Sheeran, por fiton më pak se gjysmë-motra e saj Kim Kardashian-Ëest.

Shumica e të ardhurave të Kylie Jenner vijnë nga linja e kozmetikës Kylie Cosmetics, e cila u lançua në vitin 2016.

/Ora News.tv/