Me koka të shpërndara nëpër tavolinat e punës, kjo është pamja që të shfaqet në një fabrikë kineze ku prodhohen robotët e seksit.

Fotot shqetësuese tregojnë kukullat e vendosura në seri përpara se të shiten tek klientët të cilët duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me to.

Dizenjuesit thonë se ata kanë krijuar robotë "real", me sy dhe gjymtyrë të lëvizshëm, dhe janë në gjendje të komunikojnë me fjalë bazike.

Klientët mund të zgjedhin ngjyrën e lëkurës së tyre si dhe ngjyrën e syve dhe flokëve që dëshirojnë tek to.

Këto fotografi u morën brenda një fabrike në Guangdong ku androidët janë grumbulluar nga punëtorët e fabrikës kineze WM DOLL.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

/Ora News.tv/