Bregu: Pas 97-s, kemi 2 herë polici të fortë, tani po synohet por s'ka rezultate

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se Policia e Shtetit ka pasur dy herë kulmet e veta pas vitit 1997 dhe tani synohen kjo gjë, por rezultatet nuk janë të tilla.

Bregu: Pas 97-s, kemi dy herë polici jashtëzakonisht të fortë. Një polici që brenda dy muajve shkatërroi të gjitha bandat që ishin mbi shtetin në 2001 nga Spartak Poçi dhe në 2005-n, kemi Sokol Olldashin që goditi një numër të madh bandash. Këto dy herë kemi kulmet e Policisë së Shtetit. Lazarati është një kulm lokal. U bë me Lazaratin, por ishte shembull lokal.

Me sa di unë dy herë ka pasur kulme dhe të gjithë po kërkojnë këto kulme. Ata që bëri policia e 2006-s, gjykata dha dënime të forta. Janë 40 operacione të Forcës së Ligjit nuk më japin këtë. Ne e dimë se ku janë dhe kush e kontroll.

Forcat e Ligjit nuk është të godasësh një grup me tre prostituta, qoftë edhe elektronike. Nuk kemi të fortë që i bënë dëm popullit, përkundrazi e ndihmon popullit.


EMISIONET