Në protesta nuk janë vetëm studentët. Banorët e Bregut të Lumit kanë tubuar për të katërtën ditë kundër shembjes së banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim total.

Ata akuzojnë qeverinë se po i trajton me dy standarde.

" Të gjithë këto shtëpitë me jeshile janë shpronësuar, ndërsa shtëpitë tona, i njëjti projekt, i njëjti bulevard, janë vlerësuar dhe nuk kanë marrë lekët".

" Kjo është qeveri e korruptuar, deri këtu i ka shpronësuar, këtu e këtej ka thënë të shkojnë këta".

" E shikon popullin në rrugë dhe nuk vjen këtu me u taku me popullin".

Edhe në Unazën e Re vazhduan protestat.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mbështetje të tyre tha se nëse populli ngrihet do të detyrojë qeverinë të reflektojë.

Basha: E rëndësishme është që çdo qytetar të kuptojë se tek Unaza e Re, bulevardi i ri, aty ku protestojnë studentët është fati i tyre dhe fëmijëve të tyre.E bukura është se këta njerëz nuk po ngrihen, është Edi Rama ai që thotë opozita synon pushtetin, karrigen. I janë veshur sytë, shikon vetëm karrige.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Tiranës ka vazhduar me takimet për të gjetur konsensusin me banorët.

/Ora News.tv/