Bregu fiton pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Bregu fiton pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të

Ish-ministrja Majlinda Bregu ka fituar pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bregu ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se fitorja e garës i takon Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ajo shprehet se është e nderuar që është e para shqiptare që mban një post kaq të lartë ekzekutiv në këtë instituticion.

Deklarata e plotë:

"Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.

U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!



EMISIONET