Brazili tregon "muskujt" përpara Botërorit, fitore bindëse ndaj Austrisë

Brazili tregon "muskujt" përpara Botërorit, fitore

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës dhe Brazili u tregon "muskujt" kundërshtarëve. E cilësuar si favoritja për të triumfuar në këtë kompeticion, kombëtarja braziliane ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-0 Austrinë në miqësoren e fundit të zhvilluar para botërorit.

Skuadra e Tite realizoi golin e parë në minutën e 34 me anë të Gabriel Jesus.

Lideri i ekipit Neymar tregoji klasin e tij duke shënuar golin e dytë për Brazilin po ashtu edhe golin e tij të dytë që pas rikthimit nga dëmtimi.

Ai bëri një lëvizje shumë të bukur, duke ‘turpëruar’ në një farë mënyre mbrojtësin austriak dhe dërgoji topin në rrjetë.

Nuk qëndronte prapa për nga bukuria as goli i Coutinhos i cili vulosi takimin në shifrat 0-3.

Brazili ndeshjen e parë do ta luajë me datë 17 qershor kundër Zvicrës.

EMISIONET