Brazili merr goditje të fortë, ylli i PSG humbet Botërorin

Brazili merr goditje të fortë, ylli i PSG humbet Botërorin

Tjetër goditje për Brazilin. Pas Felipe Luis, latinët humbasin edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Mediet në Brazil raportojnë se Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, shkaku i një lëndimi në ligamentet e gjurit.

Mbrojtësi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë dhe i duhet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave. Koha e rikuperimit sipas mjekëve është 6 javë, çka do të thotë shumë.

Alves u lëndua në ndeshjen finale të Kupës së Francës, që PSG e fitoi ndaj Les Herbiers.

Mbrojtësi i PSG po luftonte të merrte pjesë në Botërorin e tretë për të, pas atij të Afrikës dhe Brazilit. Komuniki zyrtar do të bëhët të hënën.

EMISIONET