Brazili e Argjentina duan finalen, ja emrat "BIG" në formacion

Mbrëmja e sotme është me të vërtetë magjike. 7 Kupa Bote zbresin në fushë, në një 90 minutësh që cakton finalistin e parë të Kupës së Amerikës. Arthur e Coutinho kërkojnë të ndalojnë me çdo kusht "arratinë" e Lionel Messit drejt titullit më të lakmueshëm të Kontinentit.

Brazili dhe Argjentina duan një vend në finalen e madhe të Kupës së Amerikës, por për ta bërë këtë duhet që më parë të eliminojnë njëra-tjetrën.Lavdia dhe ferri janë vetëm 90 minuta larg, kështu që dy teknikët, Tite dhe Scaloni kërkojnë maksimumin dhe në fushë do të zbresin lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Në "Mineirao" të Belo Horizonte, Tite pritet të hedh një formacion të rreshtuar nën modulin 4-2-3-1, ku maja e sulmit do i besohet yllit të Liverpoolit, Firminho. Ndërkohë që Scaloni do të mbajë të gjithë shpresat te fenomeni i ekipit të tij dhe i të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Formacionet e mundshme:

Brazili: Alisson, Luis, Silva, Marquihos, Alves, Casemiro, Arthur, Everton, Coutinho, Jesus, Firmino

Argjentina: Armani, Tagliafico, Otamendi, Pezzella, Foyth, Paredes, Acuna, De Paul, Messi, Aguero, Martinez





EMISIONET