Brazil: Vritet shqiptari, plagoset një italian

Brazil: Vritet shqiptari, plagoset një italian

Mediat italiane raportojnë sot se dy punëtorë të kompanisë italiane Azzuro e specializuar në punime metali janë përfshirë nga një grabitje me armë zjarri në qytetin Fortaleza të Brazilit.

Një prej tyre është identifikuar si Alban Gropcaj 29 vjeç, shqiptar por me nënshtetësi italiane, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi italiani Guido Bertola

Sipas mediave italiane ata kanë rënë pre e grabitjes nga dy persona me motor të cilët i kanë kërkuar të dorëzojnë portofolet.

Pas rezistencës së tyre, grabitësit kanë hapur zjarr me pistoletë duke qëlluar për vdekje shqiptarin Alban Gropcaj, ndërsa italiani Guirdo Bertola është larguar nga vendgjarje duke i shpëtuar plumbave e tani ndodhen i shtruar në spitalin e Fortalezas në gjëndje shoku psikologjik.

Mediat iitaliane raportojnë se Guido Bertola është pronar i kompanisë Azzuro me bazë në komunën Mondovi në provincën e Kuneas në rajonin e Piemontes.

Shqiptari Alban Grapcaj jetonte prej shumë vitesh në Itali e kishte marrë nënshtetësi italiane.

Alban Gripcaj e pronari i tij Guido Bertola ndodheshin në Brazil për punë, shkruajnë mediat italiane.

EMISIONET