Për Spartak Brahon, Edi Rama është një nga kryeministrat më ditur dhe të mençur në këto 27 vjet, dhe këtë e thotë nga pozicioni i ish-këshilltarit të tij.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho tha se Rama e ka qejf punën, ndryshe nga paraardhësi i tij jnë PS, Fatos Nano.

Megjithatë ai ja njeh edhe difektet, moskonsultimin në vendimmarrje dhe përzgjedhjen jo të duhur të kuadrit.

Braho: Rama ka stilin e tij si kryeministër, do të lërë gjurmë gjatë qeverisjes. Është njeri i ditur, lëre çfarë thotë Saliu. Në këto 27 vjet hyn tek kryeministrat e ditur dhe të mençur. Nga më të diturit.

Qafoku: Krahasuar me Fatos Nanon?

Braho: Mos u tall, të paktën ky nuk ka ndërmend të ikë. Fatosi i ditur ishte, i mençur por nuk kishte qejf punën. Rama 18 orë i ka në zyrë.Punon.Merr vesh çdo gjë, interesohet për çdo gjë.

Qafoku: Difektet e Ramës?

Braho: Rama procesin e konsultimit për vendimmarrje duhet ta kishte, e ka gabim. Së dyti në përzgjedhjen e kuadrit nuk ka qenë i kujdesshëm dhe vazhdon të mos jetë.Shpresoj që në shtator ta rregullojë situatën. Ekonomia, ky që është, është djalë i mirë. Por duhet të kthejnë sytë nga specialistët. E gjithë piramida.




/Ora News.tv/