Ylli i Hollywood Brad Pitt është përfshirë në një aksident automobilistik.

Për fat të mirë nga aksidenti ku u përplasën 3 makina nuk ka asnjë të lënduar.

Aktori i 54-vjeçar, pavarësisht famë së tij të madhe ka dalë dhe ka shkëmbyer me qetësi informacionet me dy shoferët e tjerë.

Raportohet se Brad ka përplasur me makinën e tij Nissan Altima një makinë tjetër, e cila më pas ka goditur makinën e tretë.

Ish bashkëshorti i Angelina Jolie u tregua një shofer i zellshëm pasi u sigurua të merrte fotografi të të gjitha dëmeve.

/Ora News.tv/