Brad Pitt më i lumtur se kurrë pas ndarjes nga Angelina Jolie

Brad Pitt  më i lumtur se kurrë pas ndarjes nga Angelina Jolie

Ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë që nga ndarja e dy yjeve të Hollywood Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Dhe tani një burim i afërt me aktorin ka thënë se ai është shumë më i lumtur.

Burimi tha për People se 54-vjeçari është më i lumtur dhe më tërheqës dhe po synon përsëri të jetë në qendër të vëmendjes.

"Ndarja ishte shumë e trishtueshme dhe shokuese për të, por ai filloi të kujdesej sërish për veten,"-tha burimi. "Ai duket shumë i lumtur, shumë më i lumtur."

Pritet që divorci Brad dhe Angelinës të finalizohet brenda disa javësh pasi ata ranë dakort me kushtet.

Raportohet se aktori ka nisur një lidhje me Neri Oxman, profesoreshë në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts.

EMISIONET