Brad Pitt i dha Angelina Jolie-s miliona pas divorcit

Brad Pitt i dha Angelina Jolie-s miliona pas divorcit

Avokatët e Brad Pitt kanë reaguar ndaj sulmit të Angelina Jolie duke e quajtur një mashtruese dhe gënjeshtare për dokumentet që ka dorëzuar në gjykatë. Ajo pretenton se Brad nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve, rreth 9 milionë dollarë, që kur janë ndarë në shtator të 2016.

 Në dokumentet e reja ligjore, Brad i dha 8 milionë dollarë në mënyrë që ajo të mund të blinte shtëpinë në të cilën jeton aktualisht dhe i ofroi më shumë se 1.3 milionë dollarë për mbështetjen e fëmijëve.

Avokatët e Bradit thonë se Angelina dhe avokatët e saj po bëjnë disa manipulime të pista. Ata i referohen dokumenteve ligjore të Angelina, të cilat janë parashtruar në fillim të kësaj jave, me anë të së cilave, aktorja kërkon divorc të menjëershëm.

EMISIONET