Aktori i njohur hollivudian, Brad Pitt vazhdon seancat gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Por duket se dashuria për të ka përfunduar pasi flitet se ai ka nisur romancën me një vajzë, e cila është vetëm 31 vjece.

Bëhet fjalë për princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi, me të cilën thuhet se ka 1 muaj që ka nisur romancën.

TMZ tregon se ata u njohën në një muze arti në Los Anxhelos dhe vendosën të mos ndaheshin. Kjo nuk është romanca e parë që vajza e Caroline dhe Stefano Casiraghi përjeton, pasi nga martesa me Gad Elmaleh ka një djalë 4 vjec.

Ende nuk është konfirmuar asgjë për lidhjen e tyre të dashurisë.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/