Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, propozon një rritje të mëtejshme të nivelit të tatimeve për lojërat e fatit.

Erjon Braçe: Për të riparë normën e taksimit të tyre. Unë kam një qëndrim të qartë në këtë aspekt, tatimi progresiv mbi të ardhurat nga kapitali duhet të shkojnë më tutje dhe mbi të gjitha tatimi progresiv mbi të ardhurat nga lojërat e fatit pa asnjë diskutim duhet të shkojë deri në masën 50%.

Kreu i Financave paralajmëroi të gjitha kompanitë e lojërave të fatit se në 1 janar do të largohen nga qendrat e banuara dhe se nuk do të ketë kthim pas.

Ligji për lojërat e fatit do të kalojë tashmë për miratim në parlament.

/Ora News.tv/