Bozdo: Protesta e të shtunës, jo e zakonshme!

Bozdo: Protesta e të shtunës, jo e zakonshme!

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në studion e "Ora News, u pyet nëse protesta e së shtunës do të jetë e dhunshme. 

Ashtu sikurse zyrtarët e tjerë demokratë, edhe Bozdo tha se protesta është në dorën e qytetarëve, duke shtuar se ajo do të lërë gjurmë në jetën politike të vendit.

Pjesë nga intervista: 

Bozdo: "Ka 1 mln gjëra për të protestuar. PD do të organizojë më datë 16 shkurt protestën më të madhe të mundshme. Është detyrë e PD të mbajë qëndrime të qarta politike ndaj fenomeneve shqetësuese të shoqërisë shqiptare. Fenomeni i pasjes së një mekanizmi për mbrojtjen e votës, fenomeni i largimit të një kaste të korruptuar që po shkatërron vendin dhe po i largon të gjithë shqiptarët.

16 shkurti nuk është thjesht një protestë e zakonshme, nuk po them e jashtëzakonshme, por ka për të lënë gjurmë në skenën politike shqiptare. Strategjia është e tillë që i përshtatet rrethanave. Në katër muajt e fundit, protesta e studentëve, protesta e fermerëve kudo, protesta e minatorëve, kanë qenë me dhjetëra për të mos thënë me qindra. Një stinë e tillë protestash i paraprin protestës së jashtëzakonshme. PD ka moralin të thërrasë një protestë të tillë".

-Mendoni se mund të ketë përshkallëzime kësaj radhe?

Bozdo: "Është e parakohshme të them. PD ka detyrë të thërrasë protestën, njerëzit kanë të drejtën e tyre të zgjedhin formën e protestës. Nuk ka një mjet të vetëm, ka një mori mjetesh. Do të fillojmë më datë 16 dhe të shikojmë çfarë do na sjelli e nesërmja".

-Ekziston mundësia që PD të ketë një skenar të ngjashëm me çadrën duke mos marrë pjesë në zgjedhje?

Bozdo: "Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Pas datës 16 do kemi mundësi që të shikojmë zhvillimet politike dhe të marrim vendimet tona".

EMISIONET